VideoSelfie e Ramës me kombëtaren: Për fitoren dhe imazhin

Ndaje

Dy ditë para ndeshjes me Serbinë në stadiumin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë me lojtarët e Kombëtares së futbollit. Në një videoselfie të publikuar në proflilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama ka dhënë mesazhin e fitores me Serbinë por ndërkohë edhe konsolidimin e imazhit të Shqipërisë. “Per Kombetaren Kuqezi ne rrugen drejt Europianit dhe per imazhin e nje Shqiperie Europiane ne shkallet e stadiumit”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë kanë vijuar me mesazhet e tyre edhe trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët e Kombëtares të cilët kërkojnë nga tifozët mbështetje dhe kujdes.

“Ne jemi shqiptarë, ne jemi europianë”,-ka thënë De Biazi, ndërsa kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u shpreh se: “I vetmi qëllim është Franca 2016”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje