Kriteret , si mund te punësohesh si infermierë në Gjermani

Kriteret , si mund te punësohesh si infermierë në Gjermani

632
0
Shares

Të gjithë pretendentët që duan të punësohen në Gjermani si infermier duhet të plotësojnë disa kushte, së pari ata duhet të kenë përfunduar studimet e larta për Infermieri dhe të kenë eksperiencë pune në këtë profesion.

Duhet të jenë të pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit, e cila jepet nga Urdhri i Infermierëve. Një kërkesë tjetër që duhet përmbushur është të jenë njohës të gjuhës gjermane.

Kandidatët aplikantë, duhet gjithashtu të dorëzojnë një sërë dokumentesh. Në fund të muajit tetor do të bëhet provimi për të matur jo vetëm nivelin e gjuhës gjermane, por edhe nivelin profesional të infermierit. Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë: kërkesë, diplomë, leja e ushtrimit të profesionit, libreza e punës ose vërtetim nga qendra e punës, dëshmia e gjuhës gjermane.

Për kandidatët fitues në testim do të kenë mundësinë që të punojnë në Gjermani, do të jetë kompania, e cila do të vendosë për afatin e kontratës dhe pagën për ta.

Kushtet e punës për infermierët shqiptarë do të jenë të njëjta me ato të infermierëve gjermanë.

Infermierët shqiptarë kanë mundësi të punësohen përtej kufijve tanë, e sidomos në Gjermani, shtet i cili brenda pesë viteve kërkon të punësojë 150 mijë punonjës shëndetësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY