Rrëzohet një pemë pa numër në Durrës

Rrëzohet një pemë pa numër në Durrës

47
0
Shares

Kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako u ka vendosur të gjitha pemëve në Durrës nga një numër, por ajo që u rrëzua sonte nuk kishte numër.

Pema e cila ngrihet prej vitesh në zonën e ish-kinema “14 Nëntori” në Durrës rrezikoi jetën e kalimtarëve dhe udhëtarëve. Pema ka zënë disa makina që ishin të parkuara dhe disa të tjera që ishin në lëvizje me makina sot në mbrëmje. Në fakt mund të vriste dhjetra njerëz por fati i ka ndihmuar kalimtarët.

Dëshmitarët e skenës janë alarmuar, duke pasur frikë se mund të kishte të lënduar në njerëz, por për fat rreziku u shmang në kohë. Ditën e sotme, në Durrës ka pasur shi gjatë paradites, çka mendohet të ketë provokuar rrëzimin e pemës së vjetër, shkruan media e qytetit bregdetar. Edhe bashkia ka qënë pushim sot. Dicka që nuk ka kombinuar për mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY