De Biasi sfidon: Nuk kam frikë aspak nga Serbia, duhet të shtrëngojmë...

De Biasi sfidon: Nuk kam frikë aspak nga Serbia, duhet të shtrëngojmë dhëmbët

59
0
Shares

Traineri i kombëtares shqiptare De Biasi sfidoi sot nga Tirana dhe pesë ditë para ndeshjes, ekipin kundërshtar të Serbisë. Nuk kam frikë aspak nga Serbia, tha ai ndërsa shfaqi para publikut fuqitë e ekipit të tij dhe shanset që Shqipëria të fitojë sfidën e së enjtes në Elbasan Arena me kombëtaren serbe.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, është ndeshje delikate dhe duhet të zhvillojmë një ndeshje inteligjente, tha De biasi. Do të punojmë shumë për këtë javë që ka mbetur për të qenë të përgatitur shumë mirë për ndeshjen e së enjtes.

Që të gjithë ju dhe të gjithë ne e presim atë ndeshjen si ndeshja e madhe, do hedhim hap të rëndësishëm. Siguroi trajneri i kombëtares shqiptare.

Lidhur me masat e forta të sigurisë në stadium dhe përreth, De Biasi mbajti distancë ndaj tyre. “Unë bej trajnerin e futbollit dhe nuk jam edukator i turmës. Detyra ime është të mbledh 26 djem dhe të arrij objektivin, nuk më intereson asgjë tjetër”, tha ai.

De Biasi nuk publikoi emrat e ekipit që tashmë është grumbulluar por tha se janë të njëjtit lojtarë të ndeshjes së fundit. Lojtarët që thirren në lojë jam i bindur që do luajnë mirë të enjten. Ai siguroi se në fushë do të shkojnë ata që janë më të mirë fizikisht dhe ata që janë kompatibël me të gjithë, do të bëjmë stërvitje deri të enjten dhe kemi shumë pak kohë në dispozicion për stërvitje. Kështu që ne bazohemi tek loja e tyre, tek mënyra e tyre e funksionimit në fushë.

De Biasi tha se nuk kënaqet kurrë nga rezultati minimal. Me Portugalinë meritonim shumë më tepër. Uroj që të bëjmë një lojë inteligjente që të nxjerrim maksimumin e vetvetes, ashtu sic kemi bërë në shumë raste.

Duke folur për kundërshtarët ai tha se Serbia është një skuadër me nivel teknik evropian, por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë dobësitë e tyre.

“Duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të mos harrojmë në minutat e fundit të ndeshjes. Jemi të detyruar të fitojmë dy ndeshjet e tjera që të përballojmë humbjen me Portugalinë”, përfundoj De Biasi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY