VIDEO/Rusia bombardon ISIS në zonën ku luftonin amerikanët

VIDEO/Rusia bombardon ISIS në zonën ku luftonin amerikanët

58
0
Shares

Rusia ka nisur valën e parë të bombardimeve ajrore kundër ISIS në Siri pikërisht në qytetin e Homsit, një nga zonat që militantët e kanë kthyer në bastionin e tyre. Avionët ushtarakë rusë vunë në shënjestër pajisjet ushtarake të xhihadistëve, qendrat e tyre të komunikimit, automjetet si edhe municionet.

Pas sulmeve të para, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar edhe pamje nga sulmet në Siri, ndërsa ka thënë se sulmet janë kryer në 8 objektiva të Shtetit Islamik.

Gjenerali rus, Igor Konashenkov u shpreh për mediat se këto janë thjesht objektivat e tyre të para.

Por, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se, sulmi ajror rus pranë qytetit Homs nuk tregonte “strategji” në aspektin e luftimit të ISIS, por një lloj tjetër strategjie, atë që Rusia kërkon të rrisë influencën e saj.

Po ashtu ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend që të ndalojnë bombardimet ajrore të nisura nga Moska, por sipas tyre Rusia ka vepruar gabim, duke zgjedhur të operojë në të njëjtën zonë ku forcat amerikane po luftonin ISIS gjatë muajve të fundit. Ishte pikërisht një gjeneral rus ai që i kërkoi disa zyrtarëve amerikanë të tërhiqnin trupat e tyre nga qyteti i Hormsit, me qëllim që të mos kishte përplasje mes forcave të tyre dhe koalicionit ndërkombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY