Serial hajdutja nga Lushnja arrestohet në Fier, vidhte telefona dhe çanta

Serial hajdutja nga Lushnja arrestohet në Fier, vidhte telefona dhe çanta

56
0
Shares

Policia e Fierit ka vënë në pranga një grua, banuese në Lushnje, e cila akuzohet për një seri vjedhjesh në qytetin e Fierit. Shtetasja e ndaluar është 41-vjeçarja Rozalina Konomi, banuese në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë.

Vjedhjet e kryera nga R. K
Më datën 30.08.2015, shtetases V.C., në lagjen “Apollonia”, i kanë vjedhur telefonin celular tip “Samsung” në dyqanin e saj dhe nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi.

Gjithashtu më datën 22.08.2015, shtetases A.M., 20 vjeçe,në dyqanin e saj, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, i kanë  vjedhur telefonin celular tip “Huëai”, ku nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi.

Po ashtu, më datën 29.08.2015, tek butik “Serena”, në lagjen “29 Nëntori”, shtetases E.M., 38 vjeçe, i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekë të reja dhe autore e dyshuar është shtetasja e mësipërme.

Rozalina Konomi do të gjykohet nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Vjedhje e kryer më shumë se një herë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY