Hetim në gjendje të lirë për drejtorin e antidrogës që përplasi për...

Hetim në gjendje të lirë për drejtorin e antidrogës që përplasi për vdekje 17-vjeçarin

33
0
Shares

Dosja e aksidentit ku humbi jetën 17 vjeçari në autostradë iu dërgua organit të Prokurorisë, e cila pas shqyrtimit paraprak, referuar dinamikës së ndodhjes së aksidentit, kushteve dhe aksit rrugor ku ka ndodhur ai, trajektores së lëvizjeve të mjeteve, vendosi ndjekjen në gjendje të lirë të drejtuesit të mjetit të përfshirë në akisdent rrugor.
Dje është dorëzuar pranë prokurorisë  edhe akti i ekspertimit autoteknik, i kryer nga dy ekspertë privatë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës ku 17- vjeçari Eriglen Sinanaj, nga Librazhdi, banues në Tiranë, u përplas nga Artan Shkëmbi, drejtor i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës, vetëm 10 metra larg mbikalimit. Nga përplasja e fortë, i riu humbi jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY