Aeroporti “Nënë Tereza” monopol, nuk ka bileta, qytetarët nuk udhëtojnë dot jashtë...

Aeroporti “Nënë Tereza” monopol, nuk ka bileta, qytetarët nuk udhëtojnë dot jashtë Shqipërisë

206
0
Shares

Pavarësisht bërjes publike të skandalit me çmimet super të larta të biletave në aeroportin e Rinasit, ky skandal thellohet më tej. Tashmë, jo vetëm çmimet  e larta i pengojnë qytetarët të udhëtojnë jashtë Shqipërisë, por nuk ka vende të lira nga kompanitë ajrore. Të paktën nga data 1-10 shtator qytetarët nuk mund të dalin jashtë Shqipërisë. Ose duhet që të bëjnë një rrugë dyfishe, ku psh deri në datën 3 shtator, për të shkuar në Romë, duhet fillimisht të shkosh në Beograd dhe më pas në Romë.
Edhe pse kompanitë e fluturimeve kanë disa vende rezervë, çmimet e biletave janë shumë të larta, madje një udhëtim vetëm vajtje nga Tirana në Romë kushton rreth 1 mijë e 200 euro.
I njëjti problem ekziston edhe për linjat e tjera ajrore, si në Vjenë dhe Mynih, ku deri në datën 7 shtator nuk ka vende të lira, ose ato pak që ekzistojnë kushtojnë vetëm vajtje 650 euro.
Aeroporti i Rinasit është i vetmi në Shqipëri, dhe përqëndrimi i këtij lloji biznesi në duart e vetëm një aeroporti duke funksionuar si monopol, ka krijuar situatën e pazakontë në krahasim me vende të tjera, ku nuk ka as vende  të lira, dhe ato pak që janë, kanë çmime shumë të larta të biletave që rëndojnë në kurriz të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë Shqipërisë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY