Klajda Gjosha paralajmëron heqjen e vizave për shqiptarët

Klajda Gjosha paralajmëron heqjen e vizave për shqiptarët

63
0
Shares

Bashkimi Evropian mund të marrë hapa të mëtejshëm për sa u përket vizave. Kjo është deklarata e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha gjatë një interviste tek top channel. Gjosha është zyrtarja e parë shqiptare që deklaron mundësinë e heqjes së vizave për shkak të eksodit masiv të shqiptarëve në vendet të ndryshme të Europës dhe kryesisht në Gjermani.

Pyetje: Kemi një valë emigrimi në vendet e Europës, kryesisht në Gjermani, madje edhe Suedi. Më pak në Finlandë. Sa ndikon ky lloj emigrimi, në një kthim të mundshëm të regjimit të vizave për Shqipërinë?

Klajda Gjosha: Në radhë të parë, Shqipëria ka rrezikuar në imazh. Në një imazh, që ne kishim ngritur gjatë viteve të fundit dhe unë gjej rastin t’u bëj një apel shqiptarëve të mos kërkojnë azil, pasi nuk do t’ua hapë askush derën. Përkundrazi, ata dëmtojnë veten e tyre dhe Shqipërinë.
Dëmtojnë Shqipërinë jo vetëm në imazh, por edhe në disa hapa të mëtejshme, që mund të marrë vetë Bashkimi Europian për sa u përket vizave. Ndoshta jo për të gjithë qytetarët, por për vetë azilkërkuesit, që trokasin në dyert e Europës së bashkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY