Bien në tregun vendas edhe euro, edhe dollari

Bien në tregun vendas edhe euro, edhe dollari

31
0
Shares

Dy monedhat kryesore që qarkullojnë në Shqipëri, euro dhe dollari kanë pësuar rënie në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave të kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye me 139.48 lekë, vlera më e ulët e këmbimit për këtë vit, duke shënuar rënie me 0.14 lekë në raport me të premten e kaluar.
Ndërsa dollari pësoi një rënie më të fortë, duke u këmbyer me 126.01 lekë. Krahasuar me të premten e kaluar, dollari ra me 1.56 lekë. Rënia e dollarit lidhet edh eme nënçmimet e tij në tregjet ndërkomëbëtare.
Megjithatë, , në dy javët e para të gushtit monedha shqiptare përgjithësisht forcohet si rrjedhojë e efekteve sezonale (rritjes së prurjeve nga emigrantët dhe turistët).

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY