OST të shtunën remonte, oraret e kufizimit të energjisë për Tiranën

OST të shtunën remonte, oraret e kufizimit të energjisë për Tiranën

49
0
Shares

OSHEE do të stakojë nesër energjinë elektrike, për kryerjen e punimeve në linjën 220 kV në n/stacionin Elbasan 1-n/stacioni Tirana 1, në n/stacionin Lanabregas, Traktora dhe n/stacionin Kinostudio, nga ora 08.00-16.00. Ky stakim bëhet me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për shtrimin e fibrës optike.
Si pasojë e kësaj ndërhyrje, ditën e shtunë më 25 korrik nuk do të marrin energji disa zona në Tiranë, kryesisht zona e Farkës, zona rreth Sanatoriumit, komuna Dajt (pjesërisht), zona e ish-3700 (pjesërisht), Tufinë, Ferras, Carre, Lanabregas, Bregas, Linzë, Deli, Surrel, Priskë, Fushë-Farkë.
Gjatë këtij intervali kohe, pa energji do të jenë dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë, antenat televizive Dajt, Vilat Qeveritare Dajt, Hec-i Lanabregas, fshatrat: Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zall-Bastar, Shënmëri si dhe subjektet private 35/0.4 kV: “SHIU”, “Teleferiku”, “Impianti I ujit”, “Gurrore”.
Po gjatë ditës së shtunë, nga ora 12.00-14.00 do të stakohet fidri 221, i n/stacionit pranë Pallatit të Kongreseve, për shkak të kufizimit të ngarkesës.
Për pasojë nuk do të marrin energji gjatë këtij intervali kohor zona e Saukut, Pallati i Brigadave, rruga ”Bektash Berberi”, rruga “Astrit Kola”, rruga ”Selim Brohja”, Vila 4, fshati SOS, shkolla e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY