Ersekë, barinjtë luftë me armë, vritet 26 vjeçari

Ersekë, barinjtë luftë me armë, vritet 26 vjeçari

61
0
Shares

Një 26 vjeçar, bari, ka humbur jetën në spital pasi u qëllua me armë zjarri nga një bari tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e natës midis të premtes e të shtunës në Malin e Gramozit pranë Piramidës nr. 4, pas një konflikti të çastit. Polica lokale, bri të ditur se 26 vjeçari Mario Laho nga fshati Starje humbi jetën në Spitalin Rajonal të Korçës, pak kohë pas mbërritjes aty. Sipas Policisë autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi me iniciale A. I., 54 vjeç, banues ne fshatin Kreshovë. I dyshuari pas plagosjes me pasojë vdekjen e të riut ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen dhe identitetin e të dyshuarit për vrasjen, të shpallur në kërkim, është vënë në dijeni dhe policia greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY