Sarandë, atentat me armë zjarri, një plumb në zemër i merr jetën...

Sarandë, atentat me armë zjarri, një plumb në zemër i merr jetën 42-vjeçarit

40
0
Shares

Një person ka humbur jetën, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00, gjatë natës midis të enjtes e të premtes në rrugën Turizëm- Kanali Cukës. Sipas policisë, mësohet se viktima është 42-vjeçari Edmond Mehmeti nga Saranda. Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë pronar i një lavazhi në qytetin e Sarandës.
Të njëjta burime të policisë lokale sqarojnë se 42-vjeçari i cili punonte si marangoz në qytetin e Sarandës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri jashtë automjetit të tij tip “Peugeot” ngjyrë blu. Vrasja e stilit mafioz dyshohet për larje hesapesh, pas një konflikti banal të nisur një ditë më parë në një lokal. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është qëlluar me një plumb në zemër, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Trupi i viktimës ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë në automjet, ndërsa forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ndërsa ka ngritur postblloqe në aksin rrugor Sarandë- Ksamil.
Nga policia janë ngritur postblloqe të shumta në qytet si dhe në aksin Sarandë-Ksamil për kapjen e autorëve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY