Mallakastër, flet kandidati humbës: Strukturat e PS dhe LSI, më futën thikën...

Mallakastër, flet kandidati humbës: Strukturat e PS dhe LSI, më futën thikën pas shpinës

50
0
Shares

Shyqyri Kapllani kandidati për Mallakastrën që erdhi nga radhët e Lëvizjes Socialiste për integrim fajëson strukturat e PS dhe LSI për humbjen në garën me demokratin  Agron Kapllanaj.
Sipas tij kundërshtari bleu vota, por thikën pas shpine ia dha vetë e majta.
Zhgënjimi i mallakastriotëve nga qeverisja qendrore dhe vendore për vite me radhë për Kapllanin ishte kosto që iu fatura atij si kandidat.
Tradhtinë e të majtëve e shpjegon me inatet personale për kandidimin e tij. Një analizë e thellë në LSI do të shpjegonte qartë këtë humbje.
Mallakastra prej vitesh ka qenë një bastion i të majtëve. Kurse Agron Kapllanaj që fitoi bashkinë vjen pas dy mandateve në krye të komunës Qendër në Mallakastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY