Policia rrugore, ja hilet për të shmangur trafikun në Tiranë dhe Durrës....

Policia rrugore, ja hilet për të shmangur trafikun në Tiranë dhe Durrës. Rrugët dhe orët me fluks të madh

135
0
Shares

Drejtoria e Policise Qarkut Tirane ka identifikuar rrugët dhe orët me fluksin më të madh të qarkullimit në Tiranë dhe përgjatë autostradës Tiranë-Durrës përgjatë sezonit turistik që sapo ka filluar, por ndërkohë edhe zgjidhjet se si mund të shmangen.

Segmenti rrugor me fluks te madh do të jetë rruga interurbane (autostrada) Tirane-Vore-Durres nga ora 07:00 deri ne oren 10:00 dhe pasdite nga ora 10:00 deri ne oren 22:00.

Ndersa ne qytetin e Tiranes rruget me trafik te renduar jane : rruga e “Durresit”, sheshi “Karl Topia”, rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja “, rruga e “Kavajes” deri ne “Kombinat”, “Ura teknologjike”, “Ura Vasil Shanto”.

Per te shmangur bllokimet e mundshme te trafikut u sugjerohen drejtuesve te mjeteve per levizjen nga Tirana per ne Durres te perdorin segmentin rrugor Tirane-Ndroq-Plepa.

Ndersa drejtuesit e mjeteve qe vijne nga zonat e veriut per ne Tirane dhe anasjelltas te perdorin drejtimin e rruges Tirane-Kamez-Fushe Kruje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY