KLD jep autorizimin për arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademi

KLD jep autorizimin për arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademi

56
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë sot autorizimin për arrestimin e gjyqtares Parashevi Ademi. Autorizimi i KLD-së u dha pas kërkesës së prokurorisë. Gjyqtarja Parashqevi Admei akuzohet për korrupsion dhe u arrestua në gjykatën e Lezhës.
Gjyqtarja e rrethit gjyqësor Lezhë, Parashqevi Ademi, u arrestuar në flafrancë, dy ditë më parë në zyrën e saj në gjykatën e Lezhës, teksa merrte zarfin me 200 mijë lekë (të reja brenda), për mbylljen e një çështje.
Bashkë me gjyqtaren u arrestua edhe avokati Gjovalin Prendi, i cili ka qenë ndërmjetës midis qytetarit dhe gjykatëses Ademi.
Disa orë më vonë përmes një njoftimi Policia e Shtetit sqaroi se “zarfi me para iu mor qytetarit nga avokati, Gjovalin Ndokaj nga të cilat 150.000 lekë të reja i ka mbajtur për vete dhe 50.000 lekë të reja ja ka dhënë gjyqtares Parashqevi Ademi”.
Shuma e parave që avokati kishte mbajtur për vete iu gjet dhe iu sekuestrua si provë materiale gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY