Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

81
0
Shares

Arrestohen shtetasit që grabitën me armë “Raiffeissen Bank” në Shijak, ndërsa mësohet se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,një armë zjarri automatik model 56, automjeti tip “Fiat” me targa E 6519 KB, motori tip “Scooter”, si edhe një shumë parash prej rreth 130 000 lekë (të vjetra).
Forcat e Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim më Forcat e Komisariatit të Policisë Durrës ,kanë finalizuar me sukses operacionin “Raiffeissen 2015”. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi i shtetasve, Ervin Varaka   29  vjeç, banues në Shijak dhe Jonni (Gentjan) Doda  44 vjeç,banues në Elbasan.
Sipas policisë lokale, mësohet se këta persona grabitën filialin e “Raiffeissen Bank” ku morën rreth 100 000 lekë (të reja). Shtetasi Jonni (Gentjan)Doda  është në hetim nga autoritetet greke për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprat  penale”Vjedhja bankave  dhe arkave të kursimit” dhe “Armëmbajtje pa leje” në bashkëpunim parashikuar në nenet 136 ,278/, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY