Mark Frrokut i komunikohet akuza, Tom Doshi paraqitet në Prokurori

Mark Frrokut i komunikohet akuza, Tom Doshi paraqitet në Prokurori

40
0
Shares

Tom Doshi dhe Mark Frroku merren të pandehur zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Të dy deputetët do të hetohen për vetëm një akuzë, ajo e kallëzimit të rremë.
Tom Doshi është paraqitur në prokurori duke zbatuar kështu vendimin e Gjykatës së Lartë e cila vendosi të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga arrest shtëpie në atë të detyrimit për paraqitje.  Sipas kësaj gjykate deputeti i Shkodrës duhet të paraqitet në organin qendror të akuzës çdo të hënë për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij.
Tom Doshi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme. Ne datën 30 prill , kjo Prokurori rrëzoi dy nga tre akuzat që rëndonin ndaj Doshit , duke lënë në fuqi vetëm akuzën për “kallëzim të rremë”.
Pas Tom Doshit prokuroret i kanë komunikuar akuzat edhe deputetit Kristianj Demokrat Mark Frroku. Në orën 13:00, në ambientet e Spitalit te Burgut, janë paraqitur dy avokatët e tij si dhe oficeri i policisë gjyqësore, pranë prokurorisë së përgjithshme. Edhe ndaj tij prokuroria ka shfryrë akuzat duke i komunikuar të pandehurit Frroku vetëm akuzën e kallëzimit të rremë.
Pas përfundimit të komunikimit të akuzës, avokati i Frrokut  tha se akuzua nuk qëndron pasi i referohet një alibie që në mënyrë ekskluzive e përjashton ligji.
Ndaj tij akuza për kallëzim të rremë lidhet edhe me disa filmime që Mark Frroku ka bërë me sendet e tij personale në lokalin “Viva”, aty ku pretendohet nga Tom Doshi se është thurur dhe plani për eliminimin e tij. 
Prej më se një javë Mark Frroku mbahet i shtruar në spitalin e burgut, ku ai u rikthye pas një ndërhyrje më të specializuar në zemër në një spital privat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY