Tiranë, grabitet me armë makina e sigurisë, transportonte drejt bankës paratë e...

Tiranë, grabitet me armë makina e sigurisë, transportonte drejt bankës paratë e një kompanie private

53
0
Shares

Grabitet me armë një makinë “Security Octapus” e cila transportonte një sasi parash të një biznesi privat.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore të kësaj autostrade.
Mësohet se, makina transportonte paratë e një kompanie private, ndërkohë që është sulmuar nga një automjet tjetër. Në makinën tjetër lëviznin tre persona të maskuar, të cilët kanë hapur zjarr dhe i kanë prerë rrugën makinës “Security Octapus”, duke e detyruar të ndalet.
Autorët lëviznin me një mjet me targa AA 862 KK të cilit i është vënë flaka rreth 500 metra më tutje.
Ndërkaq, mësohet se dy pjesëtarët e “Security Octapus” mbetën të bllokuar për disa minuta brenda mjetit të tyre, me targa AA 836 JH.
Mësohet se makina “Security Octapus” po i transportonte paratë drejt bankës, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Nga të dhënat e para, policia beson se grabitësit kanë pasur dijeni për lëvizjet e autorëve. Po sipas të njëjtave burime, ata kanë grabitur një sasi të madhe parash. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY