Pse Ben Blushi është i vetmuar në PS?

Pse Ben Blushi është i vetmuar në PS?

41
0
Shares

Ish-anëtarë të Levizjes së Mendimit Ndryshe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë mbështetëse për Ben Blushin i cili ka mëse një muaj që po përballet i vetmuar me qeverinë duke i drejtuar asaj kritika të ashpra. Nuk bëhte fjalë për diferencime në mendime por më së shumti problemi haset tek qëndrueshmëria e Blushit në kritikat e tij edhe në ditët në vijim. Një prej ish-miqve të tij të Lëvizjes që u bë e njohur brenda PS që nga viti 2009, tha se Blushi nuk thotë gjëra të reja në lidhje me Ramën. Ato i kemi diskutuar sëbashku sa herë që para katër vitesh. Por ndryshe nga të tjerët që ende i qëndrojnë asaj lëvizje pa u mëdyshur, Blushi e shiti atë. Bëhet fjalë për vitin 2013 kur Ben Blushi drejtoi fushatën e PS-së në Elbasan, por edhe më herët kur ai nuk ia bashkua më kriticizmit të Malajt dhe Islamit.
Frika se mos Blushi e ka taktikë qëndrimin e tij ndaj Ramës qëndron edhe tek anëtarë të tjerë të PS të cilët janë të lidhur me PS gati që prej themelimit të saj, sic kanë kënaqësi ta quajnë socialistët ndryshimin e emrit të partisë në vitin 1991. “E thërret Rama për ministër, dhe ai ikën”, tha njëri nga protoganistët e hershëm të sherrit me Ramën. Nëse Blushi do të ketë mundësi të bëhet i besueshmë jo më në deklarat por në personalitet, atëherë, numri i socialistëve të pakënaqur me Ramën do të gjejnë një shteg për të përballuar prurjet e reja të ish-bashkisë së Tiranës.
Megjithatë Blushi ka ngjallur debat të fortë. Dy prej avokatëve të Ramës në PS, Balla dhe Brace i janë kundërvënë fort letrës së tij të mëngjesit botuar në Panorama. “90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise”, deklaroi Taulant Balla.
Edhe Brace ka pak a shumë të njëtin argument ndaj Blushit por gjithsesi përdor më shumë të dhëna, por edhe ato janë të INSTAT. “Duhet punë. Puna është e vërtetë. Të tjerat janë llafe”, thotë ai pasi replikon më nje pjesë të mirë të pyetjeve e konstatimeve të Blushit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY