Drejtori i Policisë Haki Çako, urdhëron verifikimin e urdhrave të pararendësit të...

Drejtori i Policisë Haki Çako, urdhëron verifikimin e urdhrave të pararendësit të tij Artan Didi

196
0
Shares

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Haki Çako, nis verifikimin e ankesave të efektivëve ët ndryshëm, si edhe të urdhrave të pararendësit të tij, Artan Didi. Për verifikimin e këtyre urdhrave, mësohet se që prej dy javësh është ngritur një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit janë katër persona.

Komisioni
Burime nga Polica e Shtetit, bëjnë të ditur se kryetari i komisionit të ngritur që nga e premtja e javës së kaluar, që do të merret me verifikimin e urdhrave që mbajnë firmën e Artan Didit, do të jetë Ylli Imeri, i cili mban postin si shef i prapavijës në Policinë e Shtetit. Përveç tij, në përbërje komisioni do të ketë edhe tre anëtarë; një nga Drejtoria e Standardeve dhe dy të tjerët do të jenë: ish-drejtori i Kuadrit në Policinë e Shtetit, Sofokli Duka dhe drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Niko Brahimaj.

Kontrolli
Pjesë e punës së komisionit të posaçëm do të jenë verifikimet e urdhrave të lirimit apo transferimit të efektivëve të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi, urdhra që do të rishikohen për të parë nëse ka shkelje ligjore brenda tyre apo jo.
Gjithashtu, pjesë e rishikimit do të jenë edhe emërimet që ish-kryepolici ka bërë para se të dorëhiqej nga policia, sepse, mësohet se kanë qenë të shumta ankesat që kanë mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për këta urdhra. Madje, burime pranë policisë sqarojnë se kanë qenë të shumtë edhe efektivët të cilët, pas emërimit të Haki Çakos në krye të uniformave blu, kanë kërkuar që urdhrat e lirimit apo transferimit të tyre të revokohen.

Ankesat
Shumë efektivë që kanë pasur ankesa, i kanë paraqitur ato te kreu aktual i policisë dhe mësohet se kryepolici Haki Çako u ka premtuar se do të rishikohen të gjithë urdhrat ndaj tyre dhe, në rast se janë bërë shkelje, atëherë do të ketë edhe revokim të urdhrit.
Burime pranë strukturave të Rendit sqarojnë se, fillimisht do të rishikohen urdhrat dhe ankesat që ish-kryepolici, Artan Didi, ka nënshkruar për transferimin apo lirimin e efektivëve pas datës 1 mars të këtij viti. Kjo, pasi që nga kjo datë ka hyrë në fuqi ligji i ri i Policisë së Shtetit dhe të gjitha emërimet apo transferimet duhet të bëhen duke zbatuar këtë ligj.
Të drejtën e rishikimit të urdhrave të lirimit apo transferimit të tyre e kanë edhe efektivët, të cilët i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e policisë brenda dy viteve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY