BE nuk hap këtë vit procedurat për anëtarësim me Shqipërinë

BE nuk hap këtë vit procedurat për anëtarësim me Shqipërinë

59
0
Shares

Shqipëria nuk do të fillojë dot këtë vit negociatat për anëtarësimin e plotë në BE, ndërkohë qeveria ende nuk e ka pranuar ende këtë fakt publikisht. Burime të besueshme nga zyrat e BE-së thanë se këtë vit për shkak të reformave të pamjaftueshme të kryera në vend, kryesisht ato të lidhura me nivelin e lartë të korrupsionit, vendi nuk mund të fillojë bisedimet. Po ashtu një arsye tjetër është edhe niveli i ulët i demokracisë dhe komunikimit politik. Theksi është vënë tek grindjet e përhershme të politikanëve të saj nga shumica në pushtet dhe opozita.

Pak ditë më parë kryeministri Rama la të kuptohej se ambicia e tij për negociata brenda vitit kishte hasur në barriera. Shqipëria do të hapë negociatat, tha ai në një takim në Vlorë nëse disa vende evropiane nuk do ta pengojnë atë gjë. “Ta zëmë, tha ai, si mund të në kritikojë Italia për sherret politike që bëjmë ne në Shqipëri”.

Lajmi për shtyrjen e hapjes së negociatave mund të ndikojë rënien e mëtejshme të investimeve të huaja si pengon Shqipërinë në përfshirjen e saj në disa programe financiare dhe investimesh nga BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY