Grabiti dhe vrau dy persona në 1997, ekstradohet i dënuari me burgim...

Grabiti dhe vrau dy persona në 1997, ekstradohet i dënuari me burgim të përjetshëm

104
0
Shares

Interpol Tirana ekstradoi nga Britania e Madhe drejt vendit tonë 41-vjeçarin Fatmir Xhelili, alias Çaushaj (Çaushi), alias Fatmir Krasaj, nga Vlora.
Ekstradimi i tij u bë, sepse, gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 53, datë 05. 03. 2003, e ka dënuar 41-vjeçarin me “burgim të përjetshëm“, për kryerjen e veprës penale të  “vjedhje me armë në bashkëpunim me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në Rinas i ekstraduari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ngjarja për të cilën është dënuar Fatmir Xhelili, alias Çaushaj (Çaushi), alias Fatmir Krasaj ka ndodhur në datën 17. 04. 1997 rreth orës 05.00. Fatmiri në bashkëpunim me Tomor Caushi, të maskuar  dhe me armë zjarri , kanë ndaluar automjetin tip fugon në një kthesë afër fshatit Ploce dhe kanë grabitur pasagjerët, ku dy prej pasagjerëve H. Xh., dhe R. N.,  janë qëlluar me armë zjarri dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë me gjithë ndihmën e dhënë në spitalin më të afërt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY