Bulqizë, aksident në minierë, vdes një shtetas kinez, një tjetër plagoset

Bulqizë, aksident në minierë, vdes një shtetas kinez, një tjetër plagoset

98
0
Shares

Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur në minierën e Bulqizës, pak pas mesditës së sotme. Shkak mësohet të jetë shembja e një masivi dheu në nivelin e nëntë të minierës. Sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga vendngjarja, nuk dihen ende rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Paraprakisht, mësohet se bëhet fjalë për dy shtetas kinezë, viktimë të këtij aksidenti.
Viktima He Chuan dhe i plagosuri Du Dabing janë shtetasit kinezë në këtë aksident. I plagosuri sipas kompanisë ACR është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën dhe trajtimin e specializuar. He Chuan dhe Du Dabing kanë qenë duke punuar në shpimin vertikal të pusit ku edhe do vendoset ashensori në nivelin e nëntë.
Sipas kompanisë kineze ACR, që administron nivelin e nëntë të kësaj miniere, aksidenti ka ndodhur në orën 13:50, gjatë procesit të punës për hapjen e “pusit të thellësisë”.
Forca të shumta të policisë dhe efektivë e mjete të njësisë së kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në nivelin e nëntë të minierës. Ndërkohë pritet që të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY