Ministria e Drejtësisë dërgon në Qeveri projektligjin për sistemin e vlerësimit për...

Ministria e Drejtësisë dërgon në Qeveri projektligjin për sistemin e vlerësimit për gjyqtarët

41
0
Shares

Ministria e Drejtësisë ka dërguar sot për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave projektligjin “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj është një ndër masat e kërkuara në kuadër të Prioritetit të dytë të Udhërrëfyesit për zbatimin e reformave të nevojshme për 5 prioritetet kyçe, për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i veprimtarisë së gjyqësorit në tërësi, duke promovuar cilësinë dhe efiçiencën në dhënien e drejtësisë, nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale dhe etike të veprimtarisë së gjyqtarit.
Synimi i këtij ligji është të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme aftësitë dhe kapacitetin e gjyqtarëve, duke përcaktuar standarde të qëndrueshme për cilësinë dhe sasinë e veprimtarisë së gjyqtarëve.
Objektivat e këtij ligji lidhen me përcaktimin e parimeve, kritereve dhe procedurave për vlerësimin profesional dhe etik të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.
Vlerësimi profesional dhe etik do të shërbejë për të informuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve, duke siguruar një proces zhvillimi të karrierës së tyre të bazuar në meritokraci dhe kritere objektive. Ky vlerësim do të informojë KLD-në dhe Shkollën e Magjistraturës në lidhje me nevojat për trajnim dhe për të lehtësuar planifikimin për trajnim.
Projektligji për “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, do të lehtësojë identifikimin e gjyqtarëve që mund të kenë aftësi të veçanta profesionale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e strukturës organizative të gjykatave, të kushteve të punës të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY