Mandati i Kokëdhimës, Këshilli i Rregullores ia përcjell kërkesën Kuvendit

Mandati i Kokëdhimës, Këshilli i Rregullores ia përcjell kërkesën Kuvendit

37
0
Shares

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve zhvilloi sot mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi kërkesën e PD­së për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit të PS­së, Koço Kokëdhima.
Pas mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha për gazetarët se mazhoranca po kërkon t’ia fshehë Gjykatës Kushtetuese kërkesën.
“Këshilli mori në shqyrtim kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima për shkelje të kushtetutës. Çështja u shqyrtua ka të bëjë me faktin që kërkesa duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Është shqyrtuar nga ana e procedurës kërkesa, nuk është gjykimi në themel që bëhet nga Gjykata Kushtetuese. Mazhoranca është e mendimit që duhet t’ia fshehë Gjykatës Kushtetuese këtë çështje”, tha Ristani.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se ky vendim i mazhorancës është në vijim të bashkëpunimit të saj me krimin.
“Qëndrimi i mazhorancës ishte që çështja të mos i shkojë Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca do i dërgojë kërkesë parlamentit që të mos i shkojë çështja Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca gdhihet me krimin, si krimi kërkon të fshihet dhe veprojë në errësirë. PD ka rrugët e saj ligjore për të ndjekur. E moralshme është që të mos kemi një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit”, tha Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY