Lushnje, prishja e ndërtimeve, konflikt mes banorëve policisë dhe IKMT-së

Lushnje, prishja e ndërtimeve, konflikt mes banorëve policisë dhe IKMT-së

45
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë aksit rrugor Lushnje – Rrogozhinë, por është përballur me kundërshtimin e banorëve.
Gjatë aksionit në fshatin Grabian, IKMT-ja është përballur sërish me reagimin e ashpër të banorëve, ndërkohë që këta të fundit kanë debatuar edhe me policinë.
Debatet midis banorëve të cilët këmbëngulnin se shtëpitë e tyre janë të rregullta dhe punonjësve të IKMT-së kanë zgjatur për disa minuta. Këto debate, kanë bërë që forcat e policisë së Lushnjes të mbërrijnë menjëherë në vendin ku Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, po kryente aksionin për shembjen e objekteve pa leje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të Fierit e FNSH-së po ashtu edhe Avokati i Popullit Igli Totozani.
Totozani i ka këshilluar banorët të plotësojnë formularët me qëllim që të kenë një mundësi për të përfituar nga privatizimi.
“Plotësoni formularët, ju ndihmojnë, për dëmshpërblimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY