Policia: Krimi i katërfishtë në Vlorë pas sherrit një natë më parë...

Policia: Krimi i katërfishtë në Vlorë pas sherrit një natë më parë në kazino

48
0
Shares

Policia e Vlorës ka zbardhur sot në mënyrë të detajuar dinamikën e masakrës së shënuar dje, në lagjen “Çole”, në qytetin e Vlorës, ku pas përplasjes së armatosur mes dy grupeve humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër.
Sipas policisë së Vlorës, mësohet se, nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:
Më datë 07. 04. 2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit, shtetasi Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, shtetasit Albi Limaj në një lokal lojërash fati (kazino), në afërsi të portit, kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët, të pajisur me armë zjarri, kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Pas këtij momenti, shtetasi Xhuliano Lutaj i rrëfen gjithçka ndodhi shtetasit Albi Limaj, i cili nuk ndodhej me të gjatë konfliktit.
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, vihet në dijeni të këtij fakti edhe shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj. Të nesërmen, ai vendosi të sqarohej me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj, të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.
Disa orë më vonë, së bashku me shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip BMW X5 me targa AA 323 AO, shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Nga automjeti tip BMW zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me shtetasit  Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj, si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj, gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka zbritur nga automjeti BMW X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat e krimit të katërfishtë


Të vrarë
Alfred Velaj – 28 vjeç, mbeti i vdekur në verandën e lokalit
Haki Rakipi – 27 vjeç, mbeti i vdekur në verandën e lokalit
Albi Limaj – 28 vjeç, vdiq në spital


I plagosur
Aleksandër Llanaj – 23 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur në spital)

Të dyshuar si autor, të ndaluar nga policia

Aleksandër Llanaj – 23 vjeç, banues në Vlorë (i plagosur në spital)
Bertil Alliaj – 23 vjeç, nga fshati Gjorm i Vlorës, 23 vjeç
Xhuliano Lutaj – 20 vjeç, banues në Vlorë
Ani Begaj – 36 vjeç, banues në Vlorë

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY