Këshillit i Mandateve, sot vendos për riarrestimin e Mark Frrokut

Këshillit i Mandateve, sot vendos për riarrestimin e Mark Frrokut

42
0
Shares

Këshillit i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit shqyrton sot kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Mbledhja e sotme vjen pas asaj që u shty të dielën, ku u kërkua prania e vet deputetit Frroku. Për këtë arsye Këshilli e ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për orën 12.00, të ditës së sotme. Në mbledhjen e sotme, pritet të jetë i pranishëm edhe vet deputeti Mark Frroku.
Prokuroria kërkon autorizimin e Këshillit për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë e Prokurorisë për arrestimin e deputetit është bërë pasi ky i fundit kërkohet në shtetin belg për vrasje.
Kjo është mbledhja e dytë në pak ditë për deputetin Frroku. Mbledhja e parë përfundoi me vendimin që të lejohej arrestimi i deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Arrestimi u krye disa orë më vonë. Ndërsa një ditë më vonë, Gjykata e Lartë vendosi ta lërë deputetin Mark Frroku nën arrest shtëpiak.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY