Shpëtim Idrizi zyrtarizon kalimin nga opozita në mazhorancë, i paqartë pozicioni i...

Shpëtim Idrizi zyrtarizon kalimin nga opozita në mazhorancë, i paqartë pozicioni i Vangjel Dules

44
0
Shares

Përfundon takimi i Edi Ramës me Shëptim Idrizin. Në përfundim të takimit, dy kryetarët respektivë të PS-së dhe PDIU-së, konfirmuan atë që deri tani nuk ishte zyrtare, kalimin e partisë së drejtuar prej Shpëtim Idrizit nga koalicioni opozitar në atë të mazhorancës. E paqartë mbetet pas marrëveshje, fati i Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së, për shkak të ndasive parimore me partinë e Shpëtim Idrizit.
Në përfundim të marrëveshjes së sotme, kreu i PS-s, kryeministri Edi Rama, e ka vlerësuar këtë marrëveshje për ecjen në rrugën e partneritetit dhe ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët në 61 njësitë vendore, të zgjedhjeve të afërta të 21 qershorit. As Rama as Idrizi, nuk specifikuan njësitë vendore,që do “ti falen” PDIU-së.
“Sapo finalizuam marrëveshjen për të ecur në rrugën e partneritetit politik me partinë e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Diskutimi u përqendrua te vija kryesore e këtij partneriteti politik, që do të thotë së bashku me PDIU, ne do të jemi në bashkëqeverisje. Natyrshëm kemi diskutuar edhe për stacionin e parë të këtij rrugëtimi, të 21 qershorin, ku do të dalim së bashku me 61 kandidatë të koalicionit qeverisë dhe më konkretisht, do të shkëmbejmë opinionet dhe vendosim për këto kandidatura  me një vëmendje të veçantë ndaj opinionit të PDIU në disa qarqe. Nuk kemi emra konkretë njësish, sepse kemi vendosur këtë partneritet si domosdoshmëri që kandidatë të jenë të miratuar së bashku me kontributin e drejtë për drejtë të PDIU në disa qarqe. Nuk kemi bërë ndarje bashkish mes partive. E drejta për të propozuar nuk është ndarje sinorësh, por përgjegjësish”, bëri të ditur Rama.
Shpëtim Idrizi, duke konfirmuar deklarimet e Ramës, saktësoi se marrëveshja është në përgjegjësi qytetare, për shkak të programeve të përafërta por edhe peshës elektorale të PDIU-së.
“Kemi përgjegjësinë qytetare dhe politike pas ndarjes së re politike. Ky është bashkëpunim parimor, për shkak edhe të përqasjeve në program, por edhe për peshën që ka PDIU në elektorat”, u shpreh Idrizi.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY