Bashkia e Durrësit, për Agron Dukën PR paralajmëron braktisjen e koalicionit me...

Bashkia e Durrësit, për Agron Dukën PR paralajmëron braktisjen e koalicionit me PD-në

45
0
Shares

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, ka akuzuar kryetarin e PD-së, Lulëzim Basha, se po bën pazar për bashkinë e Durrësit. Përkundër kësaj, Mediu vlerëson kandidaturën e Agron Dukës si më të përshtatshmen, për garën e kryebashkiakut të Durrësit.
“Zoti Duka është fitues me katër sondazhe dhe qëndron shumë më larg çdo  kandidaturë tjetër, e mundshme e PD-së”, shprehet Mediu.
Për kreun e PD-së, e pakuptimtë mbetet edhe mungesa e çdo komunikimi nga ana e lidershipit të PD-së, me aleatët.
“Në qoftë se ka ndonjë pazar , është çështje tjetër… Por, është e pakuptimtë, që ende nuk ka asnjë komunikim e negociata me liderhsipin e PD, e cila është e vonuar për një marrëdhënie të gjerë me aleatët”, vijon Mediu.
Kreu i PR-së, nuk përjashton mundësinë e daljes nga koalicioni me PD-së.
“Nesër PR-a mbledh kryesinë, kryetarët e degëve dhe kryetarët e qarqeve për të vendosur në se do dalim veç apo bashkë me PD në zgjedhjet lokale. Është e rëndësishme që kandidatë të kenë kohën e duhur për të ballafaquar programet e tyre me elektoratin”, përfundon paralajmërimin e tij, kreu i PR-së Fatmir Mediu.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY