Kukës/ Shembja e dherave, devijohet trafiku në Rrugën e Kombit

Kukës/ Shembja e dherave, devijohet trafiku në Rrugën e Kombit

88
0
Shares

Kukës, devijohet trafiku në Rrugën e Kombit. Rrëshqitja masive e dherave që nisi pasditen e së mërkurës në Kukës, e që ka bllokuar një segment të Rrugës së Kombit, ka vijuar edhe gjatë natës.
Rrëshqitja është verifikuar në fshatin Kolsh, 7 kilometra nga qyteti i Kukësit. Autoriteti Rrugor Shtetëror, në bashkëpunim me Drejtorinë e rajonit të veriut dhe Drejtorinë e policisë së Kukësit, ka marrë masat për devijimin e trafikut në aksin e vjetër dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.
Sipas Autoritetit Rrugor, devijimi bëhet 1 kilometër para shembjes, në vendin e quajtur Mamëz dhe zgjat tre kilometra, deri në vendin e quajtur Fushë Dukagjin.
Shkarja e dherave ka përparuar edhe gjatë natës, por paralelisht u morën masat për ndërhyrje në kohën e duhur për largimin e dherave, që janë në sasi shumë të mëdha.
Autoriteti Rrugor apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY