Frikë nga protesta, Meta mbyll senancën parlamentare për 12 minuta

Frikë nga protesta, Meta mbyll senancën parlamentare për 12 minuta

40
0
Shares

Frika nga protesta e paralajmëruar e opozitës, për ditën e sotme, ka bërë që Ilir Meta, ta mbyllë seancën parlamentare, për vetëm 12 minuta. Ndërkohë gjatë kësaj kohe, deputetët e PD-së qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë përpara foltores së Kuvendit, duke bllokuar seancën plenare, nën kërkesën për dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Në nisje të seancës, sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi, si porositës i një atentat ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
“Urgjenca e madhe që kemi sot është të gjejmë rrugën për ta detyruar kryetarin e parlamentit që të japë dorëheqjen”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deputeti Arben Ristani.
Pavarësisht përpjekjes së deputetëve të PD-së për të bllokuar seancën plenare, duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës, kryeparlamentari nuk e ndërpreu seancën por vijoi me rendin e ditës.
Më pas, Kuvendi miratoi mes tensionit të krijuar nga deputetët e opozitës, pikat e rendit të ditës të parashikuara në seancën e sotme. Me 71 vota deputetët e mazhorancës miratuan një ndryshim në ligjin “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi)”, me 73 vota u miratua ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke për asistencën financiare mes dy vendeve, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së grantit, me Agjencinë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve. Po ashtu, mazhoranca miratoi dhe kandidaturën e Pajtim Elhamit për kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY