Aushvic – sinonimi i tmerrit

Aushvic – sinonimi i tmerrit

149
0
Shares

Ndonjëherë mjafton vetëm një fjalë – dhe çdo gjë është thënë. Aushvic. Ky emër është sinonim për të gjithë holokaustin, për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë dhe për miliona të tjerë që u vranë brutalisht nga nazistët në periudhën 1933-1945.
Mund të thuhet pra që mjafton vetëm një fotografi – dhe tmerri është përsëri i pranishëm. Porta e kampit të shfarosjes Auschwitz-Birkenau dhe shinat hekurudhore. Pjesën tjetër e ofron kujtesa kolektive: vagonë kafshësh plot me njerëz – fëmijë, gra, të rinj, pleq, që pas ditësh e nganjëherë javësh të tëra, udhëtimi pa ushqim apo ujë arrijnë në kampin e përqendrimit ende me një dritëz shprese në sytë e tyre.
 
Mengele – një emër tjetër tmerri
Shumë pak nga njerëzit që transportoheshin për këtu e dinin çfarë i priste në Aushvic: vdekja. Shpesh direkt sapo zbrisnin nga vagonët ku i priste mjeku i kampit të përqendrimit Josef Mengele – po ashtu një emër që menjëherë shkakton asociacione.
E mbijetuara nga kampi i Aushvicit Esther Bejarano, kujton: “Dr. Mengele doli para nesh dhe pastaj bënte një gjest me gishtin e madh duke treguar majtas apo djathtas. Kur tregonte majtas do të thoshte që ishe i aftë për punë dhe kishe edhe ca kohëq deri sa të të vinte dita e vdekjes, kur tregonte djathtas do të thoshte direkt në dhomat e gazit”.
Më shumë se një milion vetë u vranë në Aushvic – shumica e tyre hebrenj, që i dërgonin menjëherë pas mbërritjes në dhomat e gazit. Por edhe polakë, romë, burra, gra dhe fëmijë nga e gjithë Evropa.
Krematoriumet punonin ditë e natë, sepse pasi i mbysnin njerëzit me gazin “Ciklon B” ata i digjnin. 90-vjeçarja Esther Bejarano i ka parë me sytë e saj edhe këto pamje dhe ajo nuk rresht së treguari për këto nëpër shkolla apo emisione televizive. Vrasje dhe shfarosje pati vetëm në Aushvic, por edhe në Majdanek, Treblinka, Belzec apo Sóbibor, sikurse edhe në Dachau, Buchenwald apo Mauthausen. Por Aushvitci ka mbetur simbol i të gjitha këtyre kampeve.
 
Origjina e fotografive
Pas luftës në Gjermani të gjithë bënin sikur nuk as dinin, as kishin parë dhe as kishin dëgjuar gjë. Madje as ata që banonin vetëm disa minuta më këmbë larg kampit të përqendrimit Bergen-Belsen. Ushtria britanike i mori ata dhe u tregoi kampin e përqendrimit ku gjendeshin ende pirgjet me kufoma dhe të mbijetuarit që ngjanin më tepër me skelete se sa me njerëz të gjallë. Po ashtu britanikët bënë në Bergen-Belsen xhirime dhe bashkë me pamjet që kishin xhiruar trupat sovjetike në Aushvic donin të prodhonin një film dokumentar. Për këtë ata angazhuan si regjisor Alfred Hitchcock-un.
Por filmi nuk i shfaq, sepse në kohën e Luftës së Ftohtë amerikanët dhe britanikët menduan se nuk ishte e udhës t’i konfrontoje gjermanët aq fort me fajin e tyre. Pra kaluan dekada deri sa faji për Aushvicin u bë pjesë e diskutimeve publike në Gjermani.
 
Proceset e Aushvicit në Frankfurt dhe Peter Weiss
Në vitet 1963-1965 u zhvilluan në Frankfurt proceset e Aushvicit në të cilat u ftuan si dëshmitarë edhe të mbijetuar që treguan për sistemin e shfarosjes si dhe për shfrytëzimin e punëtorëve që bënin punë me detyrim në firma të ndryshme gjermane. Po ashtu aty u bë e qartë se edhe flokët e të vrarëve shfrytëzoheshin për të bërë para. Në kujtesën kolektive kanë mbetur fotografitë me pirgjet e këpucëve, të flokëve dhe të syzeve.
Shtypi njoftonte çdo ditë për proceset. Në vitin 1965 dramaturgu Peter Weiss vuri përballë në dramën e tij “Hetimi” dëshmitë e anonimizuara të dëshmitarëve në proceset e Frankfurtit dhe personat e akuzuar të cilët përmendeshin me emër. Kjo dramë shkaktoi valë zemërim, por bërë që diskutimet të mos ndërpriteshin edhe pas përfundimit të procesit.
Më pas në vitet 70-të në televizionin gjerman u shfaq seriali amerikan “Holokausti – Fati i familjes Weiss” me Meryl Streep në rolin kryesor. Në vitin 1985 u shfaq filmi serial dokumentar “Shoah” i Claude Lanzmann, i cili kishte folur me të mbijetuar nga kampet e përqendrimit. “Shoah” është edhe sot një nga dokumentet më të rëndësishëm për Holokaustin.
 
Ngulitur në ndërgjegjen kolektive të gjermanëve
Aushvici është i ngulitur në kujtesën kulturore të gjermanëve dhe imazhet janë të pranishme. Dhe megjithëse të mbijetuarit dhe dëshmitarët e Holokausit nuk do të jenë më në jetë, brezat e ardhshëm mund të njihen me këtë periudhë përmes letërsisë, artit dhe filmave. Filmi, që nisën britanikët gjatë çlirimit të kampit Bergen-Belsen dhe i cili filloi të përgatitej pjesërisht prej Hitchcock-ut, tani është përfunduar. Atë nuk është gjithmonë e lehtë për ta parë, por megjithatë ai duhet parë patjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY