Rritet borxhi publik, në 2015 një familje me katër persona ka borxh...

Rritet borxhi publik, në 2015 një familje me katër persona ka borxh 15 mijë USD

79
0
Shares

Këtë vit shqiptarët do të kenë më shumë borxhe jo nga ai familjari apo personali, por bëhet fjalë për borxhin publik. Sipas një studimi të “Open Data” e cila ka analizuar borxhin publik, rritja e ndjeshme e huas publike në vitin 2014 ka bërë që borxhi për frymë për shqiptarët të kapë një rekord prej afërsisht 3600 dollarë. E thënë ndryshe një familje me 4 anëtarë në vitin 2015 do të mbartë një borxh prej gati 15 mijë dollarësh. Sipas Open Data, rritjen më të lartë borxhi publik e ka pasur në vitin 2014. Borxhi publik ka ardhur në rritje vit pas vitit aq sa tre vjet më parë, u hoq me ligj edhe tavani i nivelit të tij prej 60 për qind.
Sipas Open Data, pjesa e stokut të borxhit që mbart çdo qytetar shqiptar nga viti në vit ka ardhur në rritje, për të arritur kulmin në vitin 2015. Nga 245 151 lekë që ishte borxhi për frymë në 2010-n, ai është shtuar me rreth 118 mijë lekë apo 48 për qind më shumë në vitin 2015, për të vajtur në 363 750 lekë.
Rritjen më të lartë borxhi për frymë e ka pasur në vitin 2014, e shkaktuar kryesisht nga rritja e lartë që pësoi stoku i borxhit në këtë vit. Në Buxhetin e Rishikuar për vitin 2014, stoku total i borxhit shfaqet me 104 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, apo 11.76 për qind, duke shënuar rritjen më të lartë të borxhit publik që nga viti 2010.
Viti 2015 shfaqet me ritmin më të ulët rritës të stokut të borxhit për periudhën e marrë në shqyrtim, 6.47 për qind kundrejt vitit 2014, në dallim nga vite si 2011 ku borxhi u rrit me 8 për qind apo viti 2013 me 6.88 për qind. Megjithatë akumulimi i tij ndër vite dhe rritja konstante, ka bërë që vitin që vjen, shqiptarët të përballojnë një borxh përherë e më të lartë. Kështu, një familjeje mesatare me 4 persona që në vitin 2010 “i takonin” 980 606 lekë nga borxhi publik i përbashkët, në vitin 2015 do të mbartë 1 455 000 lekë.
Duhet theksuar se në llogaritjen e borxhit për frymë ndikojnë dy parametra, stoku i borxhit dhe popullsia. Tkurrja e popullsisë që nga viti 2010 ka dhënë ndikimin e saj në rritjen e borxhit për frymë, megjithatë, ritmet e ulëta me të cilat ndryshon popullsia ka bërë që faktori mbizotërues që përcakton ecurinë e këtij indikatori të jetë stoku i borxhit publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY