Pa drita. Errësira rikthehet në Tiranë pas 9 vitesh

Pa drita. Errësira rikthehet në Tiranë pas 9 vitesh

75
0
Shares

Në disa zona në kryeqytetit energjia elektrike mungon që prej orës 18:00 të së hënës. Harta e errësirës ka përfshirë banorët e ‘Ali Demi’, ‘Zogu i Zi’, ‘Fusha e Aviacionit’ dhe ‘Unazën e Re’.

Dukej e pamundur por ja që ndodhi këtë dhjetor të ftohtë të 2014-tës. Kryeqyteti e kishte harruar errësirën por ajo rikthehet tani 9 vjet më pas sikur asgjë të mos kish ndodhur.
Në disa zona në kryeqytetit energjia elektrike mungon që prej orës 18:00 të së hënës. Harta e errësirës  ka përfshirë banorët e ‘Ali Demi’, ‘Zogu i Zi’, ‘Fusha e Aviacionit’ dhe zonën e shumë populluar të ‘Unazës së Re’.
Në një reagim të sajin OSSHE kërkon ndjesë për ndërprerjen dhe sqaron se kjo ka ndodhur si pasojë e ngarkesës në rrjet. “Grupet e punës ndodhen në terren. Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike”, sqaron OSSHE
Kaq thuhet në reagimi zyrtar. Asnjë fjalë më tepër se kur do  të vijnë dritat. A thua ky refreni i harruar në kohë “ për shkak të ngarkesës në rrjet” do të nis për përsëritet aq shpesh sa do na rikthejë në vitet ky si sot qeverisnin të majtët.
Çudi e madhe dhe kjo ndodhi vetëm disa ditë me pas kur të derën e shtëpisë sot kryeministri na solli një kartolinë ky ishin listuar të tëra detyra që ne si qytetarë të mirë kemi për të paguar energjinë elektrikë.  Madje, madje një slogan   rrëqethës  ish shkruar në krye “Një patriot i vërtete nuk e vjedh energjinë elektrike” .
“ Për shkak të ngarkesës në rrjet” është arsyeja . A thua vallë u shtuan tiranasit për një vit kaq shumë sa të na “vjedhin” dritën e të na sjellin sërish errësirën ?

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY