Eduard Kukan në Tiranë, nis takimet me krerët e politikës

Eduard Kukan në Tiranë, nis takimet me krerët e politikës

83
0
Shares

Pas rreth një orë takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, Eduard Kukan deklaroi për mediat se shpreson shumë në vendosjen e dialogut mes palëve dhe në arritjen e marrëveshjes.
“Kam ardhur të vijoj punën e nisur nga kolegu im Flenkeshtein, për të vendosur dialogun politik që është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një politikë evropianë të suksesshme. Ai shpreson në një marrëveshje të liderve politikë. Duhet reflektuar, se marrëveshja është shumë e nevojshme për vendin dhe integrimin europian”, deklaroi eurodeputeti.
I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë dokument konkret mbi këtë marrëveshje politike që pritet të konkretizohet, Kukan refuzoi të japë një përgjigje.
Nga selia e Partisë Demokratike, Kukan u nis drejt kryeministrisë, ku qendroi për rreth 30 minuta në një takim me kreun e mazhorances Edi Rama. Ndalesa e tretë ishte ajo e orës 10 me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Kryeparlamentari Ilir Meta konsideroi se kërkesat e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit parlamentar janë plotësuar dhe tashmë i takon PD-së dhe aleatëve të saj për të vendosur lidhur me rikthimin e tyre në Kuvend. Në përfundim të takimit me eurodeputetin Eduard Kukan, kreu i Kuvendit tha se shpreson që opozita të hyjë në Kuvend përpara krishtlindjeve.
“Janë plotësuar të gjitha kërkesat kryesore të opozitës. Çdo kërkesë e cila synon një funksionim më demokratik, më transparent të kuvendit ka qenë e mirëpritur dhe ne jemi të vendosur për transparencë dhe gjithë përfshirje. Nuk mund të marr përsipër të flas në emër të opozitës, megjithatë opozita është e mirëpritur për të vendosur rolin e saj në parlament dhe unë shpresoj që kjo të ndodhtë përpara Krishtlindjeve”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse deputetët opozitarë rrezikojnë djegien e mandateve në rast të mosparaqitje së tyre në seancën e fundit të këtij viti, Meta u përgjigj se, “Nuk është momenti të flasim për djegie mandatesh. Duhet të ndajmë politikën nga fryma e bojkotit”.
Mbërritja në Tiranë e eurodeputetit, Eduart Kukan dhe takimet e sotme të tij me liderin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta pritet të finalizojnë përpjekjet përfundimtare të Parlamentit Europian për të gjetur një marrëveshje mes palëve, e për ta kthyer opozitën në Kuvend. Dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ku prej disa javësh mazhoranca dhe opozita janë në negociata mes tyre për arritjen e një pakti që do të bënte të mundur rikthimin e PD-së dhe aleatëve të saj në Kuvend, pasi rreth 6 muajsh mungesë. Për të ulur palët në bisedime u angazhua Parlamenti Europian, i cili mandatoi dy eurodeputetë që morën përsipër negociatat me palët.
Mësohet se marrëveshja e pritshme, Flenkeshtein–Kukan do të përmbajë dy pika, bashkëpunim në dobi të integrimit të vendit dhe detyrimin për hartimin e një drafti për dekriminalizimin, ndërsa pika e fundit pritet të përcaktohet nëse parandalimi i personave me precedentë kriminalë të përshijë vetëm kandidatët për parlamentin e 2017-s, apo edhe të zgjedhurit e tjerë dhe nëpunësit e administratës publike. Seanca e së mërkurës ku pritet prania e opozitës në sallë pas një bojkoti 6-mujor, mbyll edhe këtë sesion parlamentar për të rinisur javën e tretë të janarit të 2015.
I pari që mbërriti në Tiranë javën e kaluar ishte eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili u takua me kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta dhe kreu e PD-së, Lulzim Basha. Reporteri Fleckenstein u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës politike dhe kthimin e opozitës në datën 24 dhjetor në Kuvend.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY