Tabaku: Filozofia e shpërblimit të këtij viti, bazohet në preferencat e Edi...

Tabaku: Filozofia e shpërblimit të këtij viti, bazohet në preferencat e Edi Ramës

57
0
Shares

“Kryeministri Rama ka vendosur t’i japë vetëm një kategorie të caktuar nënpunësish dhe qytetarësh një shumë parash si për të krijuar përshtypjen se është një qeveri sociale, – është shprehur sot deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ndërsa ka kujtuar se, – në përpjekje për të larë, sadopak gjynahet e një viti në keq-qeverisje, mazhoranca po përtyp cinizmin e radhës duke shpërndarë atë që deri dje e ironizonte”.
“Duhet t’i rikujtojmë mazhorancës së sotme se nga 2005 deri në 2012, në shpërblim janë përfshirë të gjitha kategoritë sociale në nevojë. Ndërkohë që qeveria e rilindur dhe sociale pasi mori një vit pushim u caktoi vetëm 18 miliardë lekë shpërblime vetëm një kategorie të caktuar. Ndërkohë që vetëm shpërblimi i fundit i fundvitit ai i vitit 2012 ka qënë në vlerën 32 miliardë lekë”, vijoi më tej Tabaku.
Deputetja e PD-së e cilësoi këtë filozofi shpërblimi të këtij viti, si të bazuar në preferencat e kryemistrit Edi Rama.
Për Jorida Tabakun, “fjalimi i z. Rama, është një autokritikë që ai dhe mazhoranca i bëjnë vetes së tyre për opozitën e djeshme duke konfirmuar se: Së pari, Politika e shpërblimeve deri në 2012 paska qënë e drejtë dhe po përpiqet që ta zbatojë edhe ai; Së dyti, megjithëse një qeveri e djathtë shpërblimet e fundit te vitit nuk ishin diskriminuese si të Ramës sepse u jepeshin të gjithë pensionisteve njëlloj pa i ndarë në çifte dhe kryefamiljarë, dhe të përndjekur apo veteranë si edhe të gjithë nënpunësve. Ndonëse Rama u tërhoq nga talljet e dikurshme për shpërblimet, Partia Demokratike i shikon me mosbesim premtimet e tij dhe i kërkon atij të garantojë dhënien në kohë të shpërblimeve të premtuara, duke qënë se janë të vonuar dhe veprimet e thesarit sipas ligjit janë mbyllur”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY