Halimi: Rama kontratë me krimin e organizuar, kërkon kontrollin e drejtesisë

Halimi: Rama kontratë me krimin e organizuar, kërkon kontrollin e drejtesisë

49
0
Shares

Deputeti i PD-së Eduard Halimi, dënoi nxitimin e madh me të cilin mazhoranca ndryshoi dje tre ligje, sipas tij, për interesa klienteliste e për të kapur drejtësinë e administratën. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat I bëri thirrje Partisë Socialiste për të shkëputur kontratën me krimin.
“Në seancën e djeshme në Parlament, me nxitim të madh, pa konsensus, pa bashkëpunim, pa gjithpërfshirje, u ndryshuan sërish dy nga  tre ligjet që u miratuan me konsensus në maj të 2013, ligjet e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat”, u shpreh Halimi.
Duke u ndaluar te ligjet e ndryshuara, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Ligji për Reformën Territoriale, si edhe te Ligji për Gjykatën e Lartë, I miaratuar pa asnjë konsultim, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë përfshirje të partnerëve ndërkombëtarë, sic u ra dakort në tryezën e përbashkët të 6 Tetorit për Reformën në Drejtësi, deputeti Eduard Halimi, bëri të ditur qëndrimin e PD.
“Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në vecanti. Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë. Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithe shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend. Dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtesisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e cdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar”, u shpreh deputeti demokrat.
Duke i bërë thirrje PS-sëtë mos degradojë “sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike deri në këtë pikë, Halimi apeloi  më tej për tu ndalur, në kapjen e sistemit të drejtësisë, në kapjen dhe degradimin e administrates publike. Të ndaheni nga kontrata që Kryeministri ka bërë me krimin e organizuar. Ti dalim zot vendit për ta cliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën. Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund”, përfundoi Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY