Banorët e Tropojës protestojnë për gjëndjen e vështirë ekonomike

Banorët e Tropojës protestojnë për gjëndjen e vështirë ekonomike

46
0
Shares

Banorë të qytetit të Bajram Currit kanë protestuar për gjëndjen e vështirë ekonomike, për ndërprerjen arbitrare të energjisë elektrike, për dhunën e policisë, për varfërinë e thellë dhe mungesën e vëmendjes nga qeveria. Protestën e qytetarëve e ka mbështetur Partia Demokratike. Kryetari i për Tropojën, Xhevdet Hoxha tha se shqetësimet e banorëve janë të drejta, dhe kërkoi që zëri i tyre të dëgjohet nga autoritetet.  
“Qindra familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike me pretekste qesharake se ka një televizor apo një frigorifer në shtëpi. Shumë pensionistëe u është bllokuar apo heq pensioni me arsyen se gjoja do t’u verifikohet, kur ka pensionistë që kanë dalë prej 20 vitesh në pension. Asnjë investim nuk ka në Tropojë dhe e gjej momentin ti bëj thirrje Edi Ramës që të heqë zullumin nga Tropoja, të largojnë forcat e policisë. Të merret me nevojat e Tropojës, me hallet e Tropojës sepse Tropoja është në ditët më te zeza që ka kaluar ndonjëherë”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Duzha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY