VIDEO/ Helikopteri tenton të ulet në jaht, rrëzohet në det

Një helikopter është përpjekur që të bëjë zbritjen në një superjaht 32 milionë dollarësh, por ka dështuar duke rënë në ujë.
Ngjarja e ndodhur në një ishull të Norvegjisë ka shkaktuar dëme në tre britanikë që ishin në anije, të cilët janë plagosur.
Pas këtij momenti të rëndë emergjenca shkoi në vendin e ngjarjes duke dërguar menjëherë në spital tre burrat, ku njëri ishte në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerët kishin plagë të lehta.
Helikopteri u rrëzua të mërkurën pasdite dhe hetuesit kanë filluar të kërkojnë për arsyen që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që pronari i anijes ‘Bacarella’ nuk është zbuluar.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.