URDHËRI I LIRIMIT/ Oficeri, seks me ushtarët e repartit

Studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një dokument të vitit 1986 mbi lirimin nga detyra të një oficeri ushtrie pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale më ushtarë të repartit të tij.

“Një ngjarje e vitit 1986 në ushtri dhe mënyra e dhënies së informacionit për publikun.

Ushtria jonë popullore gjatë viteve të diktaturës kishte edhe probleme të llojit që shihen bashkëlidhur në dokumentin përkatës. Informacione të këtij lloji gjenden jo pak në arkivat e Shqipërisë. Për këto raste, sipas ligjit, përmendja e emrit të personit është e dhënë personale dhe si e tillë censurohet për publikun.

E gjej si shembull këtë rast për të vënë në dukje se censurime të dokumenteve që përmbajnë emrat e sekretarëve të parë të Partisë së Punës, apo punëtorëve operativë të Sigurimit, që po vërehen së fundmi në zyra që nuk janë arkiva, kurrkund nuk janë veprime të ligjshme. Këto lloj informacionesh nuk janë të dhëna personale”, ka komentuar Dervishi dokumentin që është në foto.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.