Shpëton LIBRA e Blushit, rrëzohet vendimi që e pengonte të hynte në zgjedhje

KQZ e rrëzoi me 7 vota unanime propozimin e Administratës Juridike që pengonte partine e re LIBRA të merrte pjesë në zgjedhje si parti parlamentare.
Kjo eliminon mbledhjen e 5 mijë firmave të detyrueshme për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Por debati është hapur për kohën se kur bëhej i vlefshëm mandati parlamentar i Ben Blushit për ta regjistruar Librën si parti parlamentare.
PS në fillim kishte të njëjtin propozim si administrata e KQZ-së, por më vonë ajo u tërhoq nga propozimi. Ndërsa PDdhe Libra kishin të njëjtin qëndrim për të hequr nga vendimi i KQZ-së pikën e propozuar nga Administrata.
Kryetari Denar Biba, tha se pavarësisht akuzave nga Ben Blushi, ai ka qenë në favor të lidhjes së afatit 6 mujor të mandatit parlamentar me ditën e zgjedhjeve.
Denar Biba tha se ka patur një takim me ambasadorin e OSBE-së për këtë çështje dhe tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të ambasadorit. Formulimi i kryetarit të KQZ-së dhe anëtarit të propozuar nga LSI-ja nuk cenonte Libran, por ata u rrëzuan, sepse anëtarët e propozuar nga opozita nuk votuan. Ata besojnë se Kodi Zgjedhor nuk mund të interpretohet nga KQZ-ja.


Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.