Shkarkohet Alketa Hila, drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

Është shkarkuar nga detyra e saj si drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Alketa Hila.
Kjo e fundit ishte zv/drejtore por u emërua në këtë detyrë pas shkarkimit te ish-drejtorit të Fondit para pak ditësh.
Por sot, ajo është shkarkuar dhe në vend te saj sot është emëruar Eduard Ahmeti.
Ahmeti mbante me parë postin e drejtorit te Agjencisë së Prokurimeve Publike. Ai ka marrë vlerësime për punën e tij në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe sot merr detyrën e kreut të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetesor.
Alketa Hila nuk mundi ta drejtonte këtë institucion dhe u shkarkua brenda pak ditesh.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.