SHKELJET/ Prokuroria e Përgjithshme padi penale ndaj KQZ


Prokuroria e Përgjithëshme në një njoftim për mediat ka bërë me dije se gjatë procesit të verifikimt janë konstatuar disa parregullsi nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
KQZ ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore për një deputet dhe dy kryetarw bashkie.
Mësohet se KQZ  për deputetin Armando Prenga nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë edhe pse e ka poseduar si informacion qw nga data 27.05.2015 .
Në këtë rast KQZ duhet të kishte bërë një kallzim penal, pasi deputeti Prenga ka konsumuar një vepër penale të parashikuar në Kodin Penal.
Për këto shkelje, si dhe të tjera të gjetura gjatë konstatuara nga Prokuroria, kjo e fundit ka regjistruar një proçedim penal për shkelje ligjore nga ana e KQZ.

 

_items_list_header
Asnjë rezultat i gjetur!

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.