Prokuroria: T’i hiqet mandati Armando Prengës, hetim për KQZ-në

Prokuroria ka kërkuar që deputetit të PS Armando Prenga t’i hiqet mandati. Kjo kërkesë për ndërprerje mandati vjen në kuadër të ligjit për dekriminalizimin. Ai është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Prenga nuk ka deklaruar një dënim nga Gjykata e Kurbinit. Një dënim ky i  formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.  

 Prokuroria thotë se ai ka patur precedentë penalë edhe  në Itali.

Ndërkohë KQZ nuk ka administruar mirë dokumentat dhe nuk ka bashkëpunuar si duhet me Prokurorinë thuhet ndër të tjera në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

_items_list_header
Asnjë rezultat i gjetur!

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.