Gjirokastër, koalicioni "rrokulliset" nëpër "Sokakun e të marrëve", kryebashkiakja shkarkon nënkryetarin

Zamira Rami shkarkon Ylli Muhon, nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Personelit dhe ajo Juridike në Bashkinë e Gjirokastrës. Motivet e shkarkimit zyrtarisht nuk janë zbardhur, por mësohet se Rami dhe Muho, kanë qenë në një përplasje të hershme mes tyre cka u konkretizua disa minuta më parë me një shkresë e cila i është dorëzuar Muhos në dorë pa dhënë asnjë lloj spegimi, i është komunikuar shkarkimi nga detyra.
Zoti Muho, ka pohuar shkarkimin e tij nga detyra ndërkohë që ka dashur që këtë cështje, t’i japë drejtim, në forumet e PS ku është dhe vetë anëtar i kësaj force politike. Sipas të dhënave, Zamira Rami, ka kërkuar largimin e Muhos, pasi ky i fundit, nuk i përgjigjej tekave dhe arsyetimeve irracionale të Ramit në detyrën që Muho ushtronte. Me këtë zhvillim të ri në Gjirokastër, përplasjet politike mes LSI dhe PS, po njohin një intensitet gjithmonë e në rritje cka parashikohet të jetë më e ashpër në zgjedhjet parlamentare pas 3 muajve. Momentalisht PS në Bashkinë e Gjirokastrës, përfaqësohet në nivel nënkryetari vetëm nga Odise Kote, ndërsa LSI përvecse Ramin kryebashkiake, ka edhe një nënkryetar tjetër që është Aurel Lapa. Detaje rreth kësaj ngjarjeje, priten të bëhen publike ditën e nesërme, pasi PS, pritet të dalë me një qëndrim unik rreth këtij vendimi arbitrar i ndërmarrë nga Zamira Rami. Ylli Muho është propozuar nënkryetar Bashkie nga PS në korrik të 2015. Para këtij posti, Muho ka qenë kryetar I Komunës Antigone në periudhën 2003-2015. Jugunews.net

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.