FOTO LAJM/ Çudia arabe e radhës, princi prenoton avionin për 80 skifterët e tij

Çudia arabe e radhës?
Në qoftë se fluturoni në klasën ekonomike do të thotë që ju mund të merrni një maksimum prej gjashtë zogjve tuaj të dashur në kabinë, por si i bëhet kur ju doni t’i merrni të gjithë me vete?
Sa zogj mund të adhuroj një princ saudit?
Gjejeni?
10, 20, jo jo,të dashurit e tij janë plot 80. Dhe princi për të cilin po flasim nuk ka faj,ata janë 80 fajkonj të cilët janë të vetmit për nga lloji, ata janë thjesht pre e luksit që shumica prej nesh as mund të ëndërrojnë.
Çudia të cilën e ka publikuar “The Mirror” nuk lidhet dhe aq me faktin se ky princ saudit adhuron 80 skifterë, por se ai udhëton së bashku me ta. I habitur ndoshta edhe më shumë se edhe kapiteni i bën një foto që është e rrallë për nga lloji, një kabinë e klasit ekonomik e mbushur pothuaj e gjitha me skifterë.
Ndryshe nga shumë prej nesh, princi saudit duhet të ketë bërë kërkimet e tij dhe të jetë familjarizuar me politikat e bagazheve të tepërta të një linje ajrore.
Është e vështirë për të treguar se cila linjë ajrore, jep një udhëzues të tillë si Qatar Airëays.
“Ju jeni i lejuar për të mbajtur një skifter në bordin e kabinës të klasit ekonomi. Numri maksimum i skifterëve të lejuar brenda kabinës së një avioni është gjashtë”.
I shkreti princ ç’do të ketë hequr. Epo edhe dashuria e tepërt e ka një çmim që duhet të paguash dhe në rastin e këtij princi është një kokëçarje më shumë.

Përgatiti, Gëzim Hoxha

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.