FOTO/Ky berber në fillim të tmerron dhe pastaj….

Një berber në Gaza ka një mënyrë të veçantë të stilimit të flokëve. Ramadan Odëan thotë se njerëzit çmenden pas kësaj metode.

“Njerëzit çmenden për të, disa të tjerë janë kuriozë për të provuar këtë eksperiencë dhe nuk kanë frikë. Njerëzit këtu e dashurojnë aventurën”, thotë Ramadani për Reuters.

37-vjeçari nuk është i pari stilist në botë që përdor flakët për të shtrirë flokët, por aftësia e tij është unie në Rripin e Gazas.

Në sallonin e tij në qytetin jugor të Gazas, Rafah, Odëan aplikon në fillim atë që ai e quan një shtresë mbrojtëse e lëngshme në folkun e klientit, përmbajtjen e së cilës nuk do ta bëjë të ditur.

“E kontrolloj se sa gjatë e mbaj zjarrin, e ndez dhe e fik për 10 apo 15 sekonda. Është totalisht e sigurtë dhe nuk kam pasur asnjë incident në këto dy muaj që po e përdor”, vijon më tej.tch

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.