FOTO GALERI/ U mori veshkën 500 deleve, zbulohet pas 6 vitesh kafsha mizore

Një qenë i egër i quajtur ‘Hannibal Lecter’, ka një aftësi të pazakontë për të shqyer veshkat tek delet.
Ai është qëlluar për vdekje në një pronë rurale. Qeni, i cili vrau 500 dele për 6 vite, ishte bllokuar më në fund në një pronë afër Scone në New South Wales të Australisë, të hënën, raportoi Singleton Argus.
Një zyrtar lokal tha se qeni i fortë kishte aftësinë për të kapur delet e fuqishme dhe i kafshonte ato vetëm tek pjesa e veshkave, duke ia ngrënë ato e më pas i linte delet të lira, të cilat ngordhnin për shkak të gjakderdhjes.
Zyrtari tha se ishte e pazakontë për të qentë që të sulmonin në këtë formë delet, të cilat i shkaktonte një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme.
Qeni i egër ishte shndërruar në tmerrin e fermerëve që prej vitit 2011. Pronari i deleve se qeni ia kishte bërë jetën një “ferr të gjallë”, duke vrarë 500 dele me vlerë rreth 50 mijë dollarë.
“Ai ishte aq dinak saqë nuk e pamë dot një herë të vetme dhe nuk shoqërohej me asnjë qen tjetër”, tha ai.

Nonprofit media laboratory

Copyright ©. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes dhe pjeseve te saj pa marre te drejten me shkrim te autorit.